9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Fatmir Memaj: PDK-ja po e porositë Drita Millakun që të akuzojë LDK-në

Fatmir Memaj LDKAnëtari i Kryesisë së LDK-së, Fatmir Memaj thotë se kuvendarja e VV-së, Drita Millaku akuzat në drejtim të LDK-së po i bënë me porosi të PDK-së. Sipas tij, PDK-ja në Prizren ka ardhur në pushtet me ndihmën e VV-së.

Postimi i plotë në Facebook

Znj. Millaku, jeni e porositur nga PDK?
Znj. Millaku, e kemi të njohur dëshirën tuaj të kamotshme dhe insistimin tuaj për të qenë pjesë e LDK-së në të kaluarën jo fort të largët. Arsyeja pse ju nuk jeni në LDK sot, nuk jemi ne tani që jemi në strukturat e tanishme. Atë duhet ta kërkoni në adresë tjetër.

Pse e them këtë. Reagimi juaj len të kuptohet si një urrejtje e fituar, në pamundësi të asaj që të jeni pjesë e e saj! Ju kam ditur për një zonjë të rëndë, por pse jeni në gjendje të bëni akuza kaq primitive, nuk e kam ditur. Më së paku kam pritur këtë fjalor ”intelektual” nga ju! Bile për respektin që kisha, në reagimin e kaluar nuk ju kam përmendur emrin!

Me keqardhje që po më duhet të merrem kësaj radhe me ju, natyrisht pa dëshirën time. Nuk doja të merrem me ju, nuk besoj se do të merrem në vazhdim me ju, sepse në agjendën tonë është eliminimi nga pushteti i kësaj kaste kriminale keq-qeverisëse e ardhur në pushtet me ndihmën tuaj, dhe me votën tuaj.

Në thëniet e mia, nuk keni mundur të kontestoni asnjë gjë të vetme, përkundër asaj që ju pretendoni.

Kriminaliteti i pushtetit, krimi dhe korrupcioni kanë marrë mbështetje edhe nga ju që nga viti 2007, kur në pushtet ka ardhur PDK. Këtë pushtet kriminal, këtë parti që është në pushtet në Prizren, e keni përkrahur me zell e zemër deri kur disa nga ju jeni zhgënjyer, e disa me mision keni formuar ”lëvizjen” tuaj. Produkt i PDK-së. Njëjtë si dikur Partia Komuniste Shqiptare (PKSH) produkt i Partisë Komuniste Jugosllave (PKJ), e dizajnuar nga i dërguari sllav, Milladin Popoviqi. Veqse, nuk e di tani kush është Milladini! Ndoshta dikush nga ju e di!

Lëvizje!!! Lëvizje ka qenë LDK që nga Themelimi, bile ka pasur në vitet ’90 mbi 700,000 anëtarë!

Më kot mundoheni që të njollosni aktivistët tanë, sidomos z. Qemal Krasniqi, donator i pashembullt i LDK-së, dhe i shumë angazhimeve e donacioneve humanitare e sportive, por asnjëherë donator i këtij pushteti kriminal! Pikërisht për shkak të akuzave të kësaj natyre, në mandatin e kaluar në Kuvendin e Prizrenit, kam kërkuar 4 herë raport me shkrim nga aktiviteti i zyrës së prokurimit, ku do të shihej qartë se cili biznesmen ka marrë tenderë nga ky pushtet. Dhe, ky raport asnjëherë nuk ka ardhur! Mund të pyesni edhe ju bashkë me mua, pse? Njëra ndër arsyet është edhe ”transparenca” besoj.

Sa për dijeninë tuaj, nga ky pushtet kriminal keni benificione pikërisht ju anëtarët e Kuvendit të VV-së, për botime, ruajtje të vendit të punës, etj! Nga viti 2007 e këndej asnjë anëtar i LDK-së nuk është punësuar, sidomos në arsim, përkundër disa anëtarëve tuaj që kanë qenë në top-listë për punësim nga ky pushtet i korruptuar!

Sa për fitoren në Prishtinë të Shpend Ahmetit, kjo fitore nuk ka qenë marrëveshje me qytetarin, por ka qenë marrëveshje pikërisht me PDK-në. Dhe, kjo u dëshmua me rastin e krijimit të bordeve të Prishtinës, ku i keni ndarë bordet kryekëput me PDK-në! Bile, pa pasur një koalicion zyrtar!

Edhe njëherë po e përsëris: Nuk dua të merrem më me ju, sepse kjo don të thotë zgjatje e jetës së këtij pushteti të kriminalizuar të PDK-së!
Nuk e di, nëse vazhdon të jetë mision i juaj zgjatja e jetës së këtij pushteti? Atë ju e dini më së miri!

Më Shumë

LDK-ja u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që ka ofruar të shpërndahet Kuvendi,...

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të...

Lajmet e Fundit