7.5 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Anëtarë të AAK-së i Bashkohen LDK-së

LDK_919099Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka mbetur pa tetë kryetarë të nëndegëve të Prishtinës dhe njëmbëdhjetë koordinatorë të forumit rinor. Ata kanë vendosur t’i bashkohen Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sekretari i LDK-së Ismet Beqiri,tha se me këta njerëz LDK-ja do të forcohet edhe më shumë.

“Ju them që do të jeni të mirëpritur në mesin ku ju do të veproni. Dëshirojmë të jeni pjesë aktive edhe e procesit zgjedhor që do ta kemi ose do të fillojë së shpejti në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe unë ju sigurojë se të gjithë kolegët e mi nëpër nëndegë do t’ju mirëpresim dhe fuqia juaj do të matet edhe me angazhimin tuaj në teren”, tha Beiqiri.

Beqiri tha se këto aderime tregojnë se LDK-ja mbetet një adresë që i tërheq të rinjtë.

Kurse Nazmi Beiqiri, i cili ishte kryetar i njërës nga degët e AAK-së në Kodrën e Trimave, tha se nuk e ka gjetur veten në këtë parti.

“Ne tash e kemi pa që mundemi të kyçemi në proceset zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pakënaqësi nuk ka pas prej të gjithë neve që jemi këtu, mirëpo subjekti politik dhe e drejta e çdo njeriut është ta zgjedhë vetë subjektin politik. Kështu që, kemi zgjedhur shtëpinë e vjetër ku kemi qenë përpara”, tha ai.

Më Shumë

Shoqata “Esnaf” organizon iftare për familjet në nevojë gjatë Ramazanit

Në Prizren, shoqata “Esnaf” ka nisur edhe këtë vit organizimin tradicional të iftareve për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit. Kryetari i shoqatës, Varis...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit