20.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Gjykatësit e Prizrenit në grevë

Valon Totaj - FotoTë martën grevës së gjykatësve në nivel vend i janë bashkuar edhe gjykatësit e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Përfaqësuesi i Gjykatës Themelore, Valon Totaj tha se moszbatimi i vendimit për rritjen e pagave prej 200 eurosh i ka shtyrë atë të hyjnë në grevë.

“Arsyeja e hyrjes sot në grevë të gjyqtarëve të gjykatave në nivel vendi është moszbatimi i ngritjes së pagave për gjyqtarë në nivel 25 për qind, përkatësisht moszbatimi i vendimit për shtesën për gjyqtarë në shumën prej 200 euro”, tha Tolaj.

Ai tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njoftuar me kohë për të gjitha zhvillimet, madje edhe për grevën e sotme. Mirëpo, sipas tij, KGjK nuk ka ndërmarr asnjë veprim me arsyetimin se kjo nuk është në kompetencën e vet.

Gjykatësit janë të vendosur që grevën të mos e ndërpresin deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Greva do të zgjasë deri në realizimin e kërkesës, dhe unë shpresoj se do të realizohet kërkesa, sepse është edhe në interes të këtij vendi dhe qytetarëve të këtij vendi. Kërkesa është e arsyeshme, është e ligjshme edhe besoj se është shumë lehtë e realizueshme vetëm po të ketë vullnet të realizohet”, shtoi gjyqtari Totaj.

Megjithatë, ai tha se ndjenë keqardhje për qytetarët që sot kanë ardhur për t’i realizuar të drejtat e tyre në gjykatë. Mirëpo thotë se pa realizimin e kërkesave gjykatësit nuk do t’i kthehen punës.

“Neve na vjen shumë keq që ka ndodhë kjo. Greva ose mundësia për me hy në grevë është paralajmëruar qysh para dy muajve dhe vazhdimisht ju kemi bërë thirrje organeve kompetente që të mos vjen deri te dita e sotme, për atë edhe ndjej shumë keqardhje për të gjitha palët që kthehen sot. Por besoj që për një kohë shumë të shkurtë do të gjendet zgjidhja, është në interes të shtetit dhe të kësaj shoqërie që të mos ketë grevë të pushtetit të tretë gjyqësorë përkatësisht të gjyqtarëve”, tha më tej Totaj.

Kësaj greve iu bashkëngjitën edhe stafi i administratës së gjykatës.

Kryetari i sindikatës së punëtorëve gjyqësorë në Prizren, Shpëtim Kabashi, tha se kërkesa e tyre është implementimi i kontratës kolektive. Mirëpo për dallim nga gjykatësit që janë të vendosur ta vazhdojnë grevën gjatë tërë ditës, administrata e gjykatës do të ketë grevë vetëm një orë. Por ka paralajmëruar që nëse kërkesat nuk plotësohen, atëherë për më tutje do të vendos Sindikata e Pavarur e Judikaturës në qendër./Kallxo.com/

Më Shumë

Propozimi i PDK-së për zgjedhje: 30 qershori ose 7 korriku

Mbrëmë janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u diskutua...

Shtyhet afati i procesit të regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë afati i procesit të Regjistrimit të Popullsisë deri më datën 24 maj.   Sipas komunikatës  së qeverisë, ky...

Lajmet e Fundit