Në shkollat e Prizrenit zgjedhen drejtorë që janë nën hetime (dokumente)

Rami Berisha 2Rami Berisha, i cili tash e një kohë ka nisur t’i bëjë publike të gjitha dallaveret e punësimeve në komunën e Prizrenit, në rrjetin e tij social ka postuar edhe konkursin e fundit të hapur nga DKA-ja për një vend pune si drejtor në një shkollë në komunën e Prizrenit. Në këtë konkurs thuhet se personi I cili kandidon për këtë post nuk duhet të jetë nën hetime, ndërsa sipas z. Berisha, Bedri Hoxha i zgjehdur drjetor në shkollën “Dëshmoret e Zhurit” jo vetëm se është nën hetime, por është edhe I pandehur në një rast gjyqësor, transmeton Botapress.

Botapress e ka siguruar dokumentin të cilin e publikon bashkë me postimin e z. Berisha

Ja postimi I plotë I z. Berisha në facebook

Qytetaret e Prizrenit jane duke punuar forte per ta deshmuar cdo keqperdorim te DKA-se ne Prizren. Nje qytetar me dergon konkursin per vendin e punes drejtor ne nje shkolle ne komunen e Prizrenit. Po e publikoj konkursin ku shkruan se kandidati nuk duhet te jete nen hetime. Drejtori qe pranohet, jo vetem qe ishte ne hetime, por edhe i pandehur ne nje rast gjyqesor, i cili perfundon me denimin e tij. I kam te gjitha dokumentet qe mi kane siguruar qytetaret. Po e postoj vetem konkursin.

dokument

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit