Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë rrugore, arrestohet 31- vjeçari

Policia-shqiperiPolicia e Lezhës ka arrestuar Tonin Pjetrin sepse tentoi t’i japë 2 mijë lekë të reja efektivit të qarkullimit rrugor. Rreth orës 11:00, Pjetri ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij në superstradën Lezhë-Shkodër dhe në fshatin Gocaj është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor.

Në momentin që një efektivët ka ushtruar kontroll në makinë e tij, 31-vjeçari, tentoi t’i jepte 2000 lekë të reja për të mos vendosur masën administrative për një shkelje të Kodit Rrugor të bërë nga ana e tij. U bë sekuestrimi i kartëmonedhës 2000 lekëshe, e cila shërben si provë materiale. Ndaj lezhjanit rëndon akuza e “Korrupsioni aktiv, i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit