PriFest thërret për aplikim për çmimin “VRA for PriFest”

Vanessa RedgraveFestivali Ndërkombëtar i Filmit “PriFest”, ka publikuar tashmë thirrjen për aplikim për çmimin “Vanessa Redgrave Award for PriFest”, që tashmë ndahet në kuadër të këtij festivali.

Sipas njoftimit zyrtarë mësohet se të drejtë aplikimi kanë të gjithë regjisorët që kanë projektin e parë filmik të metrazhit të gjatë dhe që janë nga: Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Serbia.

“Prej këtij viti në garë do të përfshihen edhe regjisorët nga Bosna e Hercegovina dhe Kroacia”, thuhet në këtë njoftim.

Mësohet se në këtë garë do të vlersohet “Best Pitch”, i cili përfshinë edhe vlerën monetare prej 1 mijë eurove.

Vanessa Redgrave, aktore me famë botërore dhe fituese e çmimit Oscar është edhe presidente nderi e “PriFest” dhe që nga viti i kaluar ka themeluar një cmim me emër të saj në kuadër të këtij festivali.

“Kineastët e interesuar mund të aplikojnë online dhe afati i fundit për aplikim është deri më 10 mars të këtij viti”, thuhet në njoftim, ndërkaq mësohet se edicioni i shtatë i festivalit nis më 24 prill dhe përfundon më 1 maj.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit