Berisha: Nuk zbardhet e vërteta pa u dorëhequr Meta

Sali BerishaaIsh – kryeministri Sali Berisha ka mohuar të jetë thirrur nga oragni i akuzës për të dëshmuar, lidhur me çështjen Doshi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Akuzat e një dite më parë s’ia kurseu sërish aleatit të dikurshëm në qeverisje, Ilir Metës, pas dëshmisë së këtij të fundit të dhënë përpara prokurorëve.

Si pjesë e skenarit në fshehjen e krimit, Berisha shigjetoi sërish edhe Kryeministrin Rama, që sipas tij dha përpara prokurorëve vendimin e marrë nga zyra e Tahirit.

Skepticizmin për një hetim të drejtë nuk e fshehu sërish. Dhe arsyet sipas ish -kryeministrit fshihen tek imuniteti që Ilir Metës i jep të qënurit në krye të parlamentit.

Ish – kryeministri Berisha tha se e verteta nuk mund të zbardhet nëse Ilir Meta nuk jep dorëheqjen. Këto deklarata ai i bëri pasi vizitoi ekspozitën e heroit legjendar Adem Jashari. /Tv Klan/

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit