LDK-ja fton qytetarët e Prizrenit t’i bashkohen protestës

LDK-zyra ne PrizrenLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren fton qytetarët të marrin pjesë në protestën paqësore, e cila do të organizohet për të shprehur, sipas saj, mllefin dhe indinjatën e thellë ndaj keqpërdorimeve në arsim të bëra nga pushteti lokal.

“Duke e parë se shkeljet në Arsimin prizrenas kanë marrë përmasa shqetësuese dhe kanë shpërthyer në dimension të frikshëm, në këtë mënyrë duke degraduar jo vetëm me nepotizëm, punësim pa asnjë kriter të militantëve partiak të subjektit në pushtet, dhjetëra të punësuar me vetëm shkollë të mesme, por edhe duke e shndërruar këtë fushë sikur të ishte treg, ku vendet e punës shiten me çmime qè variojnë nga 2.000 deri në 6.000 Euro”.

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, fton qytetarët, qe nesër, dite e shtune me date 07.03.2015, prej orës 13:00 të marrin pjesë në protestën paqësore, e cila do të organizohet për të shprehur mllefin dhe indinjatën e thellë ndaj këtyre keqpërdorimeve të bëra nga pushteti lokal”.

“Kundër degradimit të arsimit, kundër qeverisjes nga njerëz të dënuar, si dhe për dinjitetin e mësimdhënësve prizrenas”, thuhet në komunikatën e kësaj partie. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit