Limaj e Shala akuzohen se po përzihen në lista të veteranëve të UÇK-së

uckKomandanti i batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu”, që ka operuar në fshatin Krojmir të Lipjanit, Ramiz Qeriqi – i njohur me nofkën Komandant Luani – bashkë me 16 udhëheqës të tjerë të këtij batalioni, dyshojnë se do të ketë parregullsi në listën e veteranëve të UÇK-së të cilën e kanë përgatitur krerët e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e deputeti Haxhi Shala, shkruan sot Koha Ditore.

Limaj në atë kohë ka qenë komandant i Brigadës së Zonës së Pashtrikut, për të kaluar më pas si komandant i përgjithshëm i policisë në nivel të Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa Haxhi Shala bëhet komandant.

Dyshimet e Qeriqit dhe të bashkëluftëtarëve të tij bazohen në atë se Limaj dhe Shala në atë kohë formuan partinë politike Nisma dhe në fazën e verifikimit kanë ftuar njerëz të këtij subjekti politik.

Gjithashtu, përveç verifikimit, udhëheqësit e këtij batalioni dyshojnë se në listë të veteranëve janë futur njerëz që nuk kanë qenë në luftë, vetëm pse e kanë përkrahur këtë parti politike.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit