Shënohet 16 vjetori i Betejës së Jeshkovës

SAMSUNG DIGITAL CAMERAMe aktivitete te ndryshme,sot është shënuar përvjetori i 16-të i njërës nga betejat më të lavdishme të UÇK-së në komunen e Prizrenit,asaj të Jeshkovës. Familjarë të dëshmorëve,veteran e invalid të luftës,qytetarë e përfaqësues të institucioneve te ndryshme bënë homazhe dhe vendosen kurora lulesh ne varrezat e Dëshmorëve në Landovicë dhe Jeshkovë.Me këtë rast kryetari Muja,tha se herozimi i djemve më të mirë të vendit të cilët u flijuan për Lirinë e vendit në shumë beteja sikurse ishte ajo e Jeshkovës,e çliruan vendin nga robëria e egër.

Për sakrificën e dëshmorëve nuk duhet shtuar shumë, sepse ata ishin dhe do të mbetën sinonimet e Lirisë sonë të shumëpritur, theksoi para medieve nënkryetari i Prizrenit, Lulzim Kabashi. Ndërkaq, ish komandanti i brigadës 125 të ZOP-it, Nehat Basha, tha se amaneti i dëshmorëve do të jetësohet nga të gjallët që Kosova të jetë shtet ashtu si e deshën ata që u flijuan për liri.

Pas Landovicës, homazhe dhe buqeta lulesh janë vendosur në Lapidarin e dëshmorëve në Atmaxhë dhe në Jeshkovë.Në betejën e Jeshkovës së 11 marsit të vitit 1999 ranë në fushën e nderit 21 dëshmorë, 9 nga të cilët prehen së bashku me taborin e luftëtarëve të nderit në Landovicë,11 të tjerë kanë vetëm emër ,por jo edhe një varrë ku mund t’ju bëhen nderimet e ditëve përkujtimore/TVPZ/

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit