6.8 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Skandaloze: Eksperti i Haxhi Avdylit kundërshton kuvendarët e LDK-së

zenel ahmetajKuvendarët e LDK-së në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e bartjes së mjeteve të vitit të kaluar në 2015-tën të Komunës së Prizrenit. Kuvendari i LDK-së, Haziz Hodaj tha se Komuna e Prizrenit po bënë fushatë me taksat e qytetarëve.

“Shtëpia e Kulturës në fshatin Gjonaj të Hasit nuk ka as rrymë”, ka thënë Hodaj. Sipas tij, në bartjen e mjeteve të vitit të kaluar nuk është paraparë që të përfundojnë projektete e nisura për fushatë elektorale.

Edhe Shefja e GP-së së LDK-së, Mybera Mustafa ka kundërshtuar mënyrën e përcaktimit të shpenzimeve të mjeteve të mbetura nga viti i kaluar.

“LDK-ja është kundër mënyrës së shpenzimeve të këtyre mjeteve të mbetura”, tha Mustafa në saencën e sotme të Kuvendit Komunale të Prizrenit. Në këtë seancë është diskutuar si pikë e rendit të ditës bartja e mjeteve nga vitit i kaluar.

Zyrtari Financiar i Komunës së Prizrenit, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Buxhet të LDK-së, Zenel Ahmetaj ka kundërshtuar kritikat që kuvendarët e partisë së tij adresuan në drejtim të Qeverisë së Ramadan Mujës. Ai para kuvendarëve ka sqaruar se ndarja e këtyre parave është bërë në mënyrë të prioriteteve.

Zenel Ahmetaj që tetë muaj zëvendëson drejtorin e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financa në Prizren Mehmet Bytyç, i cili është suspenduar për shkak dyshimit për pedofili. Ai në këtë drejtori punon që nga paslufta si zyrtar financiar.

Ahmetaj për tetë muaj ‘mbulon’ mënyrën e shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Prizrenit. Në kohën sa ka qenë në detyrë drejtori i Ekonomisë dhe Financave Mehmet Bytyç, në dy mandate të Qeverisë ‘Muja’, ai ka qenë i vetmi që ka arsyetuar mënyrën e shpenzimit të buxhetit të Komunës.

Të gjitha akuzat e partive opozitare në Prizren për shpenzim joracional të buxhetit të Komunës, Ahmetaj i ka kundërshtuar duke i quajtur si të pabazuara.

Pavarësisht pozitës dhe qëndrimeve mbrojtës për shpenzimin e buxhetit të Komunës nga Qeveria ‘Muja’, kryetarit të LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit nuk i ka penguar që Zenel Ahmetajn të emërojë kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Buxhet të LDK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit