Vdiq shkrimtari anglez, Terry Pratchett

Terry PratchettPas një beteje të gjatë me sëmundjen e Alzheimerit, është ndarë nga jeta shkrimtari i njohur anglez i novelave të fantazisë, Terry Pratchett.

Terry, i njohur më së miri për serinë e librave “Discworld”, ka shkruar më shumë se 70 libra gjatë karrierës së tij të gjatë. Ai ishte diagnostikuar me Alzheimer në vitin 2007, por kishte vazhduar të shkruajë, duke përfunduar kështu librin e tij të fundit në verën e kaluar.

Disa nga veprat e tij më të njohura janë “The Colour of Magic”, “Good Omens”, “Mort”, “Hogfather”, “Snuff”, “A hat full of sky” etj.

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit