35.9 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Jahjaga premton mbështetje për DokuFest-in

Jahjaga-Nurkollari-BilibaniPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga qëndroi sot në Prizren, ku takoi drejtuesit e DokuFestit. Ajo ka premtuar se do të mbështes këtë festival, që tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare.

Pasi u njoftua me kushtet e punës të drejtuesve të DokuFestit, Presidentja Jahjaga, në një deklaratë, i lavdëroi ata për punën e madhe që bëjnë.

“Dëshiroj të falënderoj Vetonin (Nurkollarin) dhe Erollin (Bilibanin) për një punë të jashtëzakonshme që kanë bërë këtu në këtë institucion. Neve duhet të fillojmë të mendojmë pak më shumë në investimin në aspektin e kulturës dhe të artit në përgjithësi në shoqërinë tonë”, tha Jahjaga.

Ajo tha se DokuFesti ka qenë një ndër organizimet për vite me radhë, me aktivitetet dhe organizimet e të cilit jemi krenuar të gjithë.

Presidentja theksoi faktin se ky festival e ka ngritur jo vetëm Prizrenin, por tërë Kosovën në piedestalin e artit dhe kulturës në mbarë botën, duke bërë një numër të madh të artistëve që të vijnë dhe të shohin artin dhe kulturën e Kosovës.

“Ne kemi shumë me çka të krenohemi dhe duhet këtu sa më shumë që është e mundur t’i promovojmë. Jam këtu që t’ju ofroj mbështetjen time personale, por edhe institucionale për gjithë punën që e kanë bërë deri më tani”, theksoi Jahjaga. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

QKMF në Prizren ofron shërbime laboratorike edhe të shtunave për bashkatdhetarët

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë...

Rahovec–Xërxë: Fillon ndërtimi i ishullit ndarës dhe zgjerimi i rrugës në katër korsi

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e ishullit ndarës në rrugën Rahovec–Xërxë, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në katër korsi përgjatë...

Lajmet e Fundit