VV kujton 1 vit qeverisje në Prizren me kryetar të dënuar

drita1Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka uruar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën në 1 vjetorin e dënimit.

Sot më 13 mars bëhen një vit që nga shpallja e vendimit të gjykatës për dënimin e Ramadan Mujës. Me këtë rast, aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren organizuan një aksion simbolik, me ç’rast e shpalosën një pano para hyrjes së Kuvendit komunal të Prizrenit, ku shkruante: “Këtu qeverisë një kryetar i dënuar”.

Me këtë rast, këshilltarja komunale, Drita Millaku tha se pavarësisht se Ramadan Muja është dënuar që 1 vit dhe zvarritjes që po bëhet në Gjykatën e Apelit, ai po vazhdon ta ushtrojë detyrën thuajse asgjë s’ka ndodhur.

Ajo e vuri në theks se organet e drejtësisë po funksionojnë me standarde të dyfishta dhe në mënyrë selektive dhe nuk po ndajnë drejtësi për abuzimet e pushtetarëve, kurse në rastet e procedimit të lëndëve ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë superproduktiv, si në kohë, ashtu edhe në procedura. Kjo flet qartë për kapjen e tyre nga krimi, tha Millaku.

“Sot në Komunën e Prizrenit kemi pushtetin më të diskredituar dhe më të korruptuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kemi pushtetarë që më shumë kohë kalojnë nëpër korridoret e Prokurorisë dhe Gjykatave se sa në vendet e tyre të punës. Krejt kjo është si rezultat i mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë dhe kontaminimin e saj me elemente të krimit dhe kriminalitetit”, tha ajo.

“Sundimi i rendit dhe ligjit mbetet farsë për aq kohë sa kemi zyrtarë të dënuar që ushtrojnë funksione publike. Vazhdimi i qëndrimit te Ramadan Mujës në pozitën e kryetarit te komunës është shumë i dëmshëm për demokracinë, shtetin ligjor dhe paraqet arsyen kryesore të mosbesimit të qytetarëve në pushtetin lokal dhe kredibilitetin të ulët të organeve të drejtësisë”, përfundoi Drita Millaku./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit