Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” ringjall aktivitetet

Demir-300x225Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” nga Sharri i themeluar në vitin 1990, pas një pauze disavjeçare, ka vendosur që të ringjall aktivitetin.

Pas një ore të suksesshme letrare me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit kombëtar, më 31 janar 2015 ka mbajtur kuvendin zgjedhor në të cilin është zgjedhur Kryesia prej 5 anëtarësh (Ibrahim Skenderi, Ismet Lecaj, Demir Reshiti, Osmon Bojaxhiu dhe Uran Bahtijari) me kryetar Osmon Bojaxhiun dhe sekretar Ibrahim Skenderi.

Më 14 mars 2015 kryesia e Klubit mbajti mbledhjen e radhës me ç’rast u miratuan disa plotësime dhe ndryshime normative si dhe u mor vendim që të riorganizohet Manifestimi tradicional letrar “Sofra e Ymer Prizrenit”, në Zgatar, si dhe një Orë letrare përkujtimore kushtuar krijuesit opojan Dr. Yrjet Berisha i cili para pak kohësh ndërroi jetë.

Në mbledhje u miratua: Rregullorja e Klubit Letrar; Emblema e Klubit Letrar; Rregullorja e Manifestimit “Sofra e Ymer Prizrenit”; dhe Emblema e Manifestimit “Sofra e Ymer Prizrenit”, të dy këto emblema të punuara nga eksperti i dizajnit, Adil Beqaj.

Kryesia e Klubit e bëri gjithashtu edhe përzgjedhjen e Bordit menaxhues pesë anëtarësh të Manifestimit “Sofra e Y. Prizrenit”, ndërsa këtij Bordi në bazë të rregullores së miratuar do t’i bashkëngjitën edhe një përfaqësues nga fshati Zgatar dhe një përfaqësues nga kabineti i kryetarit të komunës./lajmiri.com

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit