LDK në Dragash përgatitet për zgjedhje

FatmirMehmeti-ldk-dragashDega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, sot nisi procesin zgjedhor në kreun e saj, duke formuar Këshillin për organizimin dhe monitorimin e këtij procesi.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u vendosë që të shënohet 25-vjetori i themelimit të degës së këtij subjekti politik në Dragash.

Kryetari i degës, Fatmir Mehmeti, konfirmoi për radion tonë se është caktuar Këshilli për organizimin dhe monitorimin e zgjedhjeve, i cili do ta përpilojë edhe orarin e mbajtjes së kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë.

“Kemi vendosur që, brenda dhjetë ditësh, të organizohet shënimi i 25-vjetorit të themelimit të degës sonë, ku presim ardhjen në Dragash edhe të kryeministrit, Isa Mustafa. Ajo që mund të them tani, është se zgjedhjet do të zgjasin deri në fund të muajit maj”, ka thënë për Radio SHARRI-n, Fatmir Mehmeti.

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit