8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Isa Mustafa më 30 qershor te Angela Merkel

mustafa merkelGruaja më e fuqishme në Evropë, Angela Merkel duket se e ka “zhbllokuar” Kosovën. Ajo e ka ftuar në një vizitë zyrtare kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafën. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, Mustafa vizitën zyrtare në Gjermani do ta filloj më 30 qershor.

“Kjo vizitë do të jetë shumë e rëndësishme. Është një sinjal se Gjermania po e zhbllokon Kosovën. Poashtu është vizita e parë që një kryeministër i Gjermanisë e fton në vizitë zyrtare homologun e saj nga Kosova”, tha ky burim.

Isa Mustafa që nga ardhja në krye të ekzekutivit deri më tani e ka zhvilluar vetëm një vizitë zyrtare, e ajo është vizita në shtetin shqiptar.

Megjithatë, vizita në Berlinin zyrtar, konsiderohet ndër më të rëndësishmet për Kosovën, për faktin se Gjermania është ndër shtetet më të fuqishme jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë. Ish- kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përgjatë tërë shtatë vjet qeverisje, nuk e kishte asnjë ftesë nga kancelaria gjermane, Angela Merkel për ta vizituar Gjermaninë./Gazeta Blic/

Më Shumë

Rikthehet te fitoret Drini i Bardhë, triumfon në Deçan

Drini i Bardhë ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Deçani me rezultat 1:2, në kuadër të Ligës së Dytë. Të dy golat...

Besnik Krasniqi nuk rikandidon për kryetar të AAK-së në Prizren

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar se me përfundimin e mandatit të tij aktual,...

Lajmet e Fundit