3.2 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Qeveria fsheh planin qeverisës, nuk e dërgon në Kuvend

isa mustafa ne kuvendKa muaj që erdhi në Qeveri por Kryeministri Isa Mustafa ende nuk e ka dërguar në Kuvend planin qeverisës. Deputetët thonë se Kryeministri kishte premtuar se do ta ndërmerrte këtë hap por se plani qeverisës mbetet larg duarve të deputetëve.

Përfaqësuesit e opozitës thonë se disa pika që tashmë janë shpalosur janë skandaloze.

“Ne e kemi parë vetëm draftplanin qeveritar. Sigurisht që ne kemi kërkuar që ky plan qeveritar që të sjellët në Kuvend madje para strategjisë legjislative sepse së pari do të duhej të studionim planin qeveritar dhe më pas në bazë të këtij plani të bëhej strategjia legjislative dhe arsyeja kryesore se pse nuk po sjellët në Kuvend në mënyrë që ta diskutojmë si Kuvendi i Republikës së Kosovës është e qartë, sepse ai plan është për keqardhje. Kam lexuar pjesë të këtij plani dhe sinqerisht janë për keqardhje”, tha deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu për KTV-në.

Sipas deputetes Donika Kasaj-Bujupi ky plan po fshihet qëllimisht.

“Nuk e di pse po e fsheh këtë plan, ndoshta për faktin se nuk parasheh asnjë zhvillim ekonomik dhe nuk është absolutisht në proporcion me premtimet e mëdha”, tha Kadaj-Bujupi.

Më Shumë

Hajnat futën në një shtëpi në Ngucat të Malishevës, vjedhin para e stoli ari

Shtëpia e një familje në fshatin Ngucat të Malishevës ka qenë cak i hajnave ditën e djeshme. Siç thuhet në raportin e Policisë, një person...

200 mijë qytetarë pritet të mblidhen në marshimin e Prishtinës për krerët e UÇK-së në Hagë: Drejtësi, jo politikë

Në 18 vjetorin e pavarësisë, në Prishtinë sot do të mbahet marshi “Drejtësi, jo politikë” , i cili është organizuar nga platforma “Liria ka...

Lajmet e Fundit