Task-Forca Speciale, e gatshme për aktakuza

Gjykata-peshorjaEkipi i Task Forcës Speciale ka konfirmuar se është e gatshme të ngrit aktakuzat, në momentin e themelimit të Gjykatës Speciale.

Zëdhënësi i kësaj Task Force, Joao Sousa, i ka konfirmuar Radio Kosovës vazhdimin e hetimeve.

“Përderisa hetimet tona janë duke vazhduar, është e padrejtë nga ana jonë të spekulojmë apo komentojmë më shumë. Hetimet tona kanë të bëjmë me përcaktimin e asaj nëse personat janë përgjegjës për ndonjë krim rreth akuzave që dalin nga raporti i Dick Martyt”, ka thënë ai.

Mediat në vend kanë raportuar se tre ish drejtues të lartë të UÇK-ës, të cilët thuhet se janë pjesë e politikës, janë vënë në shënjestër të kësaj Task-Force të BE-së.

Javën e kaluar Qeveria Kosovës ka marrë vendim që të dërgojë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës dy amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për Kosovën. Për themelimin e Gjykatës Speciale, Kuvendi i Kosovës duhet të bëjë ndryshime kushtetuese, gjë për të cilën nevojiten 2/3 e votave të shumicës dhe 2/3 e votave të pakicës.

Deri më tani, një numër i deputetëve të pozitës dhe opozitës janë shprehur se nuk do të votojnë Ligjin për themelimin e Gjykatës që cila pritet të ketë dy dhoma: një në Kosovë dhe tjetrën në Holandë. Në rast se Kosova nuk e themelon vet Gjykatën Speciale, atë do ta bëjë Organizata e Kombeve të Bashkuara. /RK/

Më Shumë

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit