Një ekspreso

skender bersiah2Shkruan: Skender Berisha

Në diell që nuk pranë nuk pranë
një ekspreso avullore
mëngjes i paqtë po shtohet rrezesh
të dua a s’të dua nuk të jap gjë hua
më kthen kafja ka qielli që rritet
dhe shndrisin diku mes kaltrie sytë e tu
prej këtu e nuk e di se ku një guguftu
ia krisi me të pandara me gugu e gugu
krejt ngadalë diçka nisi edhe u përftua
kthjelltë turbull erdhe krejt afër
në kthetra reshë të imta diku u strukua
nisi t’më ankohet qielli i kaltër
nuk kthjellet s’e s’kthjellet silueta
në mendime të thella shpejt u treta
herë më dukesh e largët herë vetvetja
mëngjesi u shtrua me harxhet e veta
16 mars 2015,Prizren

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit