Kosova, drejt anarkisë

Gjykata-peshorjaKosova po rrezikon të shkojë drejt anarkisë. Kjo për faktin se Gjykatat Themelore janë futur në ditën e 14-të të grevës, ekzistojnë ndasi të mëdha në Këshillin Prokurorial të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit vazhdon të mos akreditohet për gati një muaj.

Por jo vetëm kaq, telashe të mëdha kishte edhe Gjykata Kushtetuese, si organi më i lartë juridik i vendit rreth vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve dhe mungesës së kuorumit në marrjen e vendimeve të saj, shkruan “Zëri”.

Gjithë këtë situatë kaotike në sistemin e drejtësisë e ka komentuar edhe vetë kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, sipas të cilit greva e gjyqtarëve e ka rënduar gjendjen në sektorin e gjyqësisë. Për këtë situatë të krijuar ai e fajësuar Qeverinë e Kosovës që, sipas tij, nuk po i adreson seriozisht kërkesat e gjyqtarëve. /Zëri/

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit