Mustafa nuk duhet të jetë kryetar i LDK-së

Astrit HaraqijaAstrit Haraqija ka thënë se do t’i hyjë procesit zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

“Unë jam kthye në LDK, në momentin që Teuta ka garuar për deputete Lista ‘Ibrahim Rugova’ ka pushuar aktivitetin. Jam anëtar i thjeshtë i LDK-së, do të fillojë të garojë nga Gjakova”, ka deklaruar Haraqija në televizionin “Rrokum”.

Ai ka kritikuar Isa Mustafën se si po e udhëheq partinë. Sipas tij, Mustafa nuk duhet të jetë kryetar i LDK-së. “S’pajtohem me politikën e tij. Unë mendoj se Isa Mustafa nuk duhet me qenë kryetar i LDK-së”, ka thënë Haraqija.

Haraqija ka shtuar se nuk ka asgjë personale me Isa Mustafën por nuk e do si lider, sepse sipas tij, ai e ka bërë partinë paqaver. “Nuk kam asgjë personale, e kanë bo LDK-në si paqaver”, është shprehur ai.

Astrit Haraqija e ka fajësuar ish-liderin e LDK-së, Famir Sejdiun që e ka sjell në parti Isa Mustafën.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit