Prizren: Vajza e refuzon, djali e bën për spital

Dhuna-fizikeNë Prizren një burrë e ka rrahur një vajzë të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore pasi që e njëjta e kishte refuzuar atë që të fillojë një lidhje dashurie me të.

Policia në Prizren njofton se mbrëmë rreth orës 20:30 minuta, në rrugën “De Rada” në Prizren, i dyshuari Pal Sh. e ka rrahur një vajzë e cila është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për shkak të lëndimeve trupore.

Sipas hetuesve policorë që kanë nisur me hetimin e rastit, thuhet se i dyshuari e kishte rrahur vajzën me grushte duke i shkaktuar mavijosje të dukshme në pjesën e syve, hundës, buzëve, qafës dhe kokës.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish “Ben-Af” dhe se motivi i këtij zemërimi thuhet të jetë refuzimi i vajzës për të krijuar lidhje dashurie me të dyshuarin.

Pas këtij veprimi, i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur, ndërkaq sot është arrestuar nga policia.

Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë ndërsa policia po e përgatit kallëzimin penal të cilin do t’ia kalojë prokurorisë për procedurë të mëtejme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit