8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Tryezë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve në Prizren

foto tyrezGjykata Themelore në Prizren, mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka mbajtur një tryezë të rrumbullakët me gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë nga rajoni i Prizrenit.

Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj tha se ky takim është takimi i parë në vargun e tri tryezave të rrumbullakëta që kanë për qëllim rritjen e pajtueshmërisë së Gjykatës Themelore me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

“Në takim morën pjesë 35 gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë. Gjatë diskutimit u theksua që të pranishmit kanë njohuri rreth Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut si dhe rolin e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, ndonëse rrallëherë e aplikojnë apo i referohen të njëjtës gjatë procedurave, në parashtresa, vendime dhe aktgjykime për shkak të faktorëve që u identifikuan gjatë tryezës së rrumbullakët: mungesa e literaturës në gjuhët zyrtare, koha e pamjaftueshme, numri i madh i lëndëve”.

“Me qëllim të aftësimit të pjesëmarrësve për të përdorur më mirë bazën e të dhënave të GJEDNJ-së (HUDOC), aktiviteti përfshiu edhe një prezantim praktik mbi mënyrën e të kërkuarit të aktgjykimeve në gjuhët lokale”. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Rikthehet te fitoret Drini i Bardhë, triumfon në Deçan

Drini i Bardhë ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Deçani me rezultat 1:2, në kuadër të Ligës së Dytë. Të dy golat...

Lajmet e Fundit