Jahjaga: Bashkimi me Shqipërinë ide e shekullit të kaluar, synimi ynë BE-ja

Jahjaga14-21Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë e sheh si ide të shekullit të kaluar dhe se Kosova synim të vetëm ka integrimin në Bashkimin Evropian.

Jahjaga në një intervistë për gazetën zvicerane “Tagblatt” ka folur rreth shqetësimit me emigrimin masiv të kohëve të fundit të kosovarëve, por edhe për sfidat tjera të shtetit të ri.

Ajo ka thënë se është e vërtetë se muajve të fundit Kosova ka pasur probleme me emigracionin e paligjshëm, por sipas saj ky nuk është problem vetëm i Kosovës, por i gjithë rajonit, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë se arsyet e migrimit janë kryesisht ekonomike dhe perspektiva jo e qartë e integrimit evropian, por edhe ajo se qarqe të caktuara kriminale kanë shfrytëzuar manipulimin e qytetarëve për të përfituar prej tyre.

E pyetur rreth asaj se si e sheh dëshirën e shprehur hapur nga shumë të rinj kosovarë për një shtet të madh shqiptar, ku do të përfshihej edhe Kosova, Jahjaga ka thënë se vendi tani ka ambicie tjera.

Presidentja ka thënë se tani jetojmë në shekullin 21 dhe nuk është koha që të realizohen ide të shekullit të kaluar. Sipas saj qëllimi i Kosovës dhe i të gjithë banorëve të saj është integrimi në Bashkimin Evropian.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit