Basha: Meta ik, Rama ik

Luli Basha ne protesteNë protestën e Durrësit, kryetari i opozitës, Lulzim Basha kërkoi largimin e Ilir Metës dhe të Edi Ramës, që sipas tij kanë kriminalizuar pushtetin. Basha tha se zgjidhja do të vijë nga revolta e drejtë dhe paqësore e qytetarëve.

Oferta e re e Partisë Demokratike për uljen e taksave, çmimit të energjisë dhe karburantit, për rritjen e punësimit, pagave dhe pensioneve është gati, deklaroi kreu demokrat.

Nga protesta e Durrësit opozita i tha “Ik” edhe Kryeministrit Rama.

Një hyrje e gjatë që përshkuan keqeverisjen dyvjeçare Rama-Meta. Koston më të fundit e paguan familjet shqiptare sapo hyri marsi.

Nuk kanë kohë të merren me qytetarët, se u duhet të lajnë hesapet me njëri-tjetrin, deklaron kreu i opozitës.

Rezistenca e Metës, i akuzuar Tom Doshi si porositës vrasjesh është një lavdi e përkohshme e së keqes.

Durimi e ka një fund ndaj zgjidhja do të vijë prej qytetarëve, sipas Bashës, i cili paralajmeroi protesta në mbarë vendin dhe flamuri i tyre është dekriminalizimi.

Lulzim Basha ka nisur të flasë për qeveri të re. Deklaron se oferta e të djathtës është gati, sipas një recete që e ka marrë prej qytetarëve.

Zbatimi i këtij projekti do t’u besohet më të mirëve, premtoi Lulzim Basha, duke deklaruar se Partia Demokratike nuk njeh rrugë tjeter veç asaj të Europës së Bashkuar./abc news/

Më Shumë

Aleanca në Prizren viziton OVL-UÇK-në, zotohet për mbështetje të vazhdueshme

Kryetari i Degës së Aleancës në Prizren dhe kandidat për deputet, Sejdi Bellanica, së bashku me kandidatët për deputet dhe anëtarë të kryesisë, kanë...

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Lajmet e Fundit