Rama e Thaçi sot shpallen Qytetarë nderi të Ulqinit

Rama e Thaçi, sipas mediave malaziase, në këtë ditë festive për Ulqinin, do të shpallen edhe qytetarë nderi nga kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka

Për “Ditën e Ulqinit”, sot qyteti bregdetar i Ulqinit do të vërshohet jo vetëm nga krerët e shtetit dhe ambasadorët e akredituar në Podgoricë, por edhe nga liderë politikë rajonalë.

Në ditën e Komunës së Ulqinit, përveç kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe ambasadorëve të akredituar, atje do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Hashim Thaçin.

Rama e Thaçi, sipas mediave , në këtë ditë festive për Ulqinin, para liderëve malazias dhe korit diplomatik, do të shpallen edhe qytetarë nderi nga kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit