11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimit në Spitalin e Prizrenit.

“ Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin Rajonal ne Prizren. Derisa viktima ka qenë në tretman mjekësor ka ndërruar jetë”, njofton PK-ja.

Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete dërgohet për obduksion.

Ndërkaq, dje ka njoftuar KMDLNj në Prizren se në Spitalin e Prizrenit ka ndërruar jetë Musa Kryeziu nga Mleqani i Malishevës,i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“I ndjeri me 02.04.2015 ka qenë prezentë në seancë dhe pas seancës është sjellë në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit, pa asnjë shqetësim. Ndërkohë, po të njëjtën ditë rreth orës 11.50 ka pasur atakun e përmendur më lartë. Menjëherë ka intervenuar ekipi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, që i ka dhënë ndihmën e parë dhe njëkohësisht me urgjencë është ftuar Emergjenca, që e ka bartur në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, njofton KMDLNJ.

Pavarësisht ofrimit të ndihmës nga ana e mjekëve, Musa Kryeziu ka ndërruar jetë në spital.

“Mjekët kanë ofruar gjithë ndihmën e nevojshme. Mirëpo, Musa Kryeziu, rrethë orës 13,55 ka ndërruar jetë në këtë Spital”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe...

Rriten raportimet e qytetarëve për ndotjen, Inspektorati shqipton gjoba në Malishevë

Bashkëpunimi i qytetarëve me Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka shënuar rritje të dukshme, pas thirrjes publike për parandalimin e hedhjes së...

Lajmet e Fundit