Starr për The Beatles: Ishim katër vëllezër

Bateristi i grupit legjendar The Beatles, Ringo Starr, do të hyjë në Rock and Roll Hall of Fame në fund të muajit maj dhe pak para kësaj arritje, ai ka folur për marrëdhënien e tij me anëtarët e tjerë të bendit.

“Unë mund ta ruaja paqen – nëse ndonjëherë ka pasur në eksplodim përbrenda The Beatles, zakonisht ne ktheheshim bashkë në shtëpinë tonë. Të gjithë kishim personalitet. Ishim katër vëllezër. E donim njëri tjetrin thellësisht por ndonjëherë zgjohesh në mëngjes, je në disponim të keq dhe gjërat ndodhin”, ka thënë ai për PA.

Ai shtoi se ende e merr malli për të tre, për John Lennon dhe George Harrison, që nuk jetojnë më, si dhe Paul McCartney-n. Starr së fundmi ka lansuar albumin e tij “Postcards From Paradise”, të 18-tin me radhë

“Ne ia dëshmuam secilit që muzika është më e rëndësishme se emri. Ne bëmë muzikë të mrekullueshme dhe jam ende krenar për këtë”, tha Starr.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit