Nxënëset në Ratkoc të Rahovecit rrihen për shkaqe xhelozie (Video)

Një rrahje midis nxënësve femra të klasës së 10-të, ka ndodhur në shkollën e mesme të ulët “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit, raporton KTV.

Ky grup vajzash, sipas zv.drejtorit, Myftar Morina, janë rrahur, por kur janë pyetur pse, i janë përgjigjur atij se e bën atë pa arsye.

Por, prapa kamerës, nxënës të tjerë të kësaj shkolle kanë thënë se vajzat janë përleshur për motive xhelozie.

Grupi i vajzave që janë rrahur në afërsi të oborrit të shkollës, sipas sociologes, Sibel Halimi, është reflektim i asaj së si funksion shoqëria në tërësi.

Për rastin janë njoftuar edhe organet komunale, që e kanë pranuar se ky rast nuk duhet të arsyetohet në asnjë mënyrë dhe duhet të merren masat disiplinore ndaj të involvuarave.

http://dai.ly/x2lt0w4

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit