9.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

BBC zgjedh fotografinë më të mirë të muajit mars

Fotografia e realizuar nga Roodpesh Davda, 36 vjeçar, në Utjoski në veri të Finlandës, në një ditë të ftohtë marsi, është shpallur fotografija më e mirë në botë për muajin mars nga BBC. Tema e këtij muaji ishte “Ditëhijet e preferuara”

“Qëndruam në një kasolle dhe në mesnatë jashtë kishte një pamje fantastike të dritave veriore. Ishin aq të bukura dhe shkëlqenin. Rrëmbeva aparatin dhe nisa të fotografoj me aparatin tim Canon 7D”, kështu ka treguar Davda për realizimin e fotografisë së tij.

Ai ka shtuar se për të realizuar një fotografi, ai realizon disa shkrepje, kështu kishte vepruara dhe atë ditë. Temperaturat ishin -25 gradë, por Davda kishte qëndruar jashtë tre orë.

“Në fotografi fiksova gruan time e cila rrëshqiste me motorrin e dëborës dhe drita e tij i dha edhe më shumë jetë fotografisë. Ishte diçka e veçantë”, thotë Davda, lidhur me fotografinë e vlerësuar si më e mira e muajit mars nga sajti i BBC.

Më Shumë

Nesër derbi i madh i Ligës së Parë: Vëllaznimi – Liria, për hapin drejt Superligës

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, derbi mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Lirisë...

105 vjet nga çelja e punimeve të parlamentit të parë shqiptar

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, parlamentit të...

Lajmet e Fundit