9.8 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Ushtria e Serbisë parakalon në Moskë më 9 maj, përkundër kundërshtimit evropian

Ushtria serbe do të marrë pjesë në parakalimin ushtarak në Moskë më 9 maj, në 70 vjetorin e kapitullimit të Gjermanisë naziste, që kishte shënuar edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi për pjesëmarrjen është marrë nga presidenti serb Tomislav Nikoliq, me gjithë kërkesave që i janë bërë nga përfaqësues evropianë që të mos e bëjë një gjë të tillë.

Një pjesë e madhe e shefave të shteteve perëndimore përfshirë edhe aleatet e dikurshëm të Moskës gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në parakalim në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë përmes aneksimit të siujdhesës së Krimesë një vit më parë, transmeton VOA.

Serbia synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe shpreson të fillojë negocimin e kapitujve në kuadër të bisedimeve për anëtarësim gjatë këtij viti. Por, ajo po ecë nëpër një rrugë të ngushtë ndërmjet perëndimit dhe aleatit të saj tradicional, Rusisë, që nga shpërthimi i krizës në Ukrainë.

Beogradi kishte refuzuar t’u bashkohet sanksioneve evropiane kundër Rusisë, por, në të njëjtën kohë, ndonëse pa e dënuar aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë, është shprehur në mbështetje të tërësisë tokësore të Ukrainës.

Serbia vazhdon të ruaj lidhjet emocionale e kulturore me Moskën, posaçërisht edhe për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës që u shpall në vitin 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës perëndimore

Më Shumë

“Durimi është çelësi” – më në fund indonezianët e pranuan Ceki Hotin nga Prizrenin për dhëndër

Ceki Hoti, i riu nga Prizreni që mori vëmendjen pas aventurës së tij 15-mujore me biçikletë deri në Indonezi, ka njoftuar se është fejuar...

“Shaqa bie viktim e pazargjinjëve të PDK-së e LDK-së”, Berisha: Do t’i kushtojë me 9 nëntor

Zafir Berisha, ka komentuar qëndrimet e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë emisionit Adresa  Ai e ka cilësuar Totajn si të papjekur politikisht, duke...

Lajmet e Fundit