Pritet trefishimi i nxënësve për testin e maturës

Ndryshimi i kriterit të kalueshmërisë në testin e maturës, të cilin sivjet e ka paralajmëruar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), pritet të ndikojë në rritjen e numrit, deri në tre mijë sosh të maturantëve, që do t’i nënshtrohen provimit kryesor të shkollimit të mesëm, meqenëse pos atyre që sivjet përfundojnë këtë nivel, në test do të jenë edhe ata që deri më tash nuk kanë arritur suksesin e nevojshëm të kalueshmërisë.

Ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami, ka paralajmëruar shndërrimin e testit të maturës nga ai i kalueshmërisë në test të arritshmërisë, duke e ndërlidhur këtë me stresin që po krijon tek maturantët dhe familjet e tyre.

Maturanti G. Krasniqi, ish-nxënës i Gjimnazit në Prizren pret që në qershor të rifutet në testin e maturës, pasi në vitin 2011 ai nuk kishte arritur rezultatin e duhur, ndërsa pas katër vjetësh, sivjet do ta përsërisë procedurën, për shkak të ndryshimit të kushtit kur testi nuk konsiderohej pozitiv nëse maturanti nuk kishte plotësuar së paku 50 për qind të pyetjeve.

“Për mua ky është një vendim i drejtë i MASHT-it, ndërsa kjo do të ma mundësoj marrjen e diplomës së shkollës së mesme”, ka thënë ai./Zëri/

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit