16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Hajgare hesapi

Shkruan: Abdullah Thaçi

Në pyetjen e një gazetari drejtuar atëherë presidentit kroat Stjipe Mesiç, se cila ka qenë arsyeja që Kroacia kaq shpejt ka përparua me reforma dhe iu është afruar integrimit në BE? Përgjigja e presidentit Mesiç ka qenë kështu, kjo është bërë e mundur fal heronjve tanë gjyqtar!

Kjo përgjigje e tij, sot më dha mua një shkas të marr guximin të shkruaj edhe nga një arsyeje tjetër nga emisioni “Puls” në KTV, ku për temë ishte haraçi, me protagonist të mbijetuarin nga momenti i refuzimit të tij për të mos paguar më haraç!

Ai mes tjerash, tregoi shumë çka dhe në emër të kujt, për vite të tëra, iu është vjel ky haraç.

Përkundër dhimbjes, unë një fakt e kam të pa shmangshëm ta përmend këtu, ai për mua është një hero, me vet faktin që ka marr guximin të dal publikisht në televizion.

E dhimbshme për mua ishte fakti që një oficer policie e akuzonte atë, se pse nuk e ka denoncuar shumë më herët këtë fakt në organet e policisë së Kosovës?!

Hajgare hesapi, apo jo?!

A e dinë zotëria, se edhe na e dimë, që ata polic janë pjesë e sistemit mafioz të rekrutuar dhe të instaluar aty pikërisht nga një kastë komandantësh bandit që lirinë e Kosovës e cilësojnë si pronë të tyre. E kush do që dëshiron të veprojë në këtë shtet, pos tyre, duhet të paguaj taksën e veprimit që një gjuhën popullore njihet si haraç.

Këta janë po ata komandat që përveç policëve emërojë dhe rekrutojnë prokuror, gjyqtar informator, e çka tjetër. Andaj për këtë edhe shtrojë pyetje ku është dashtë ta denoncojë ky qytetar faturën e haraçit? Tek argatët e tyre a!

Vetëm një fakt shtesë sa për ilustrim, krejt jo personal.

Ndërsa Ridvan Hoxha,denoncuesi i krimit të pushtetit mafioz në Prizren, që udhëhiqet nga i dënuari Ramadan Muja, tash e sa vite është i përndjekur politikisht, përveç se nga 2007 është i pa punë, kjo mafi politike me qellim gjunjëzimi, pas 33 vite punë te pa ndalur në arsim, atij në shenjë hakmarrje edhe gruan ia larguan nga puna.

Hajgare hesapi, apo jo?!

Paramendojeni vet Ju, se sa e fortë është mafia në këtë vend, ku prokuroria e shtetit në një takim rajonal kundër korrupsionit, pikërisht për një ligjërata e fton Ramadan Mujën, të dënuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion. I dënuari Ramadan, ne atë takim ligjërojë para prokurorëve të rajonit për sfidat e luftës kundër korrupsionit.
Hajgare hesapi, apo jo?!

Se sa e fortë është mafia e dëshmon fakti se për një shqyrtim të ankesës ndaj vendimit të gjykatës së EULEX-it, në rastin e të dënuarit Ramadan Muja, gjykatës se apelit, iu deshtën më tepër se 15 muaj vetëm për ta caktohet një datë për shqyrtimin e asaj far ankese!

Hajgare hesapi, apo jo?!…

Ka edhe plot gjana, por do hajgare po i lë për do hesape tjera.

Më Shumë

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë”, Totaj thotë se rritën buxhetin e investimeve për projektet e qytetarëve

Komuna e Prizrenit për të dytin vit me radhë ka nisur një praktikë të re të përzgjedhjes së projekteve nga qytetarët. Kryetari i Komunës së...

Ramush Haradinaj takon drejtuesit e shoqatave të luftës në Prizren

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, takoi drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta në Prizren. Në prani të deputetëve, drejtuesve të degës së partisë në...

Lajmet e Fundit