Riza Smaka i bashkohet AAK-së

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, pritet të aderoj sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se prezantimin e tij pritet ta bëjë vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Smaka me herët ka qenë pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re, parti me të cilën u bë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Partia e Ramush Haradinajt, AAK, është në fazën finale të përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor.

Gjatë këtij procesi, këtë parti e kanë braktisur disa figura të rëndësishme, mirëpo përfaqësues të këtij subjekti politik, po pretendojnë që ta rifreskojnë Aleancën me figura të reja, në mesin e të cilëve pritet të jenë ekspertë nga fusha të ndryshme.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Lajmet e Fundit