Ministria ia rrit vetes kompetencat në fushën e kinematografisë

Ministri i Kulturës do të vazhdojë t’i emërojë anëtarët e Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës, përkundër asaj se Komisioni hartues në draftligjin paraprak kishte përcaktuar që kandidatët për Këshillin Drejtues të QKK-së të propozoheshin nga lista me më shumë se një kandidat nga shoqatat e kineastëve të Kosovës.

Një tjetër kompetencë që ka marrë Ministria e Kulturës, ka të bëjë me ndërrimin e destinimit të kinemave. Tash sipas Projektligjit “kinemave në pronësi shoqërore ose publike të dhëna me qira personave fizikë ose juridikë, vendës ose të huaj, nuk mund t’u ndryshohet qëllimi i veprimtarisë pa pëlqimin e Ministrisë për Kulturës”.

Sipas ligjit aktual, të miratuar më 2004, ndërrimi i desntimit të kinemave s’mund të bëhej pa pëlqimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës. Në draftin e parë që prezantoi Komisioni ky nen ishte përjashtuar fare dhe kjo kishte qenë një prej pikave kryesore në diskutimin publik të muajit mars midis grupit punues, kineastëve dhe përfaqësuesve të institucioneve, i cili zgjati gjashtë orë.

Ky nen dhe të tjera ndryshime janë bërë me atë që është quajtur “riformatimi final i Projektligjit për kinematografinë” kur Projektligji pas diskutimit publik u rikthye në dorë të Komisionit hartues. Me këto ndryshime, Ministrisë së Kulturës i rikthehen e i shtohen kompetencat në fushën e kinematografisë

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit