21.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Bota pa kufij e piktores rebele

Më së shpeshti e quajnë rebele. Kjo frymë jeton brenda saj për t’u shpërfaqur në disa mënyra. Nis me stilin e veshjes, përfundon tek pëlhura mbi të cilën zbraz ngjyrat. Në atelienë me përmasat e një dhome të zakonshme, në katin e shtatë të një ndërtese banimi në kryeqytet, ngjizet arti i saj rebel. Është mjeti më i fuqishëm për të reflektuar brendinë e saj.

Një prej emrave më të njohur të skenës së artit pamor, vazhdon të mbetet e paluhatur në rrugëtimin e saj. Siç thotë ajo, nuk ka qenë një rrugë e lehtë. Jo rrallë është përballur me paragjykime e sfida. Por, asnjëherë s’i ka shkuar ndër mend të heqë dorë.

Zake Prelvukaj, e diplomuar në Fakultetin e Arteve Figurative – Dega e Pikturës në Universitetin e Prishtinës, më 1990, në klasën e Nysret Salihamixhiqit, në një bisedë për “Kohën Ditore”, përmbledh rrugëtimin e artistik.

“Kushdo që më sheh mua dhe artin tim, thotë se jam rebele”, rrëfen ajo, tek përpiqet t’i japë “shpirt” zjarrit në kaminën në hyrje të ateliesë.

Artistja përballë thirrjes

Përmasat nuk e dallojnë prej një dhome të zakonshme. Por nuk është hiç e tillë. Kuti me ngjyra, brusha, paleta, pëlhura… shihen gjithandej. Të varura në mure janë fotografitë që pasqyrojnë periudha të ndryshme të jetës së saj. Në një prej tyre Prelvukaj shihet përkrah ish-Presidentit Bill Clinton, e në një tjetër me piktorin shqiptar të përmasave botërore, Omer Kaleshi. Në ambientin ku ajo kalon pjesën më të madhe të jetës së saj, dominojnë pikturat. Ato janë të periudhave, cikleve e teknikave të ndryshme.

“Arti është shumë miks dhe nëse filloj duhen dy ditë për ta shpjeguar”, thotë Prelvukaj kur bie fjala për bagazhin e saj artistik. Pastaj bën një kapërcim për të komentuar atelienë, vend në të cilin, siç thotë, ajo, ndodh që gati një javë të tërë të mos e vizitoj fare.

“Por ndodh që ndoshta çdo natë, tri katër net rresht jam këtu. Natën, ditën kurdo. Këtu dal vetëm kur më thërret puna vetë. Të thërret, je këtu. Nuk të thërret puna, nuk je këtu. Nuk ka artificialitet dhe mënyra e artistit për t’iu përgjigjur ndjenjës së vet nuk është bash e lehtë”, thotë Prelvukaj./Koha Ditore/

Më Shumë

Haradinaj qëndroi në familjen e Frrok Sakicës në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte sot në familjen e Frrok Sakica në Prizren. “Në nderim të miqësisë së djemve tonë, Gjinit e Frrokut të...

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Jemi vetëm pak orë nga një nga ndeshjet më të rëndësishme të peshave të rënda në historinë e fundit të boksit. Sot (e shtunë)...

Lajmet e Fundit