6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

225 shkolla i nënshtrohen këtë javë testit PISA

Të mërkurën nis mbajtja e testit më të madh ndërkombëtar –PISA për vlerësimin e njohurive të nxënësve kosovarë. Do të mbahet në tri ditët vijuese të javës: të mërkurën, të enjten dhe të premten.

Gjithsej, në Kosovë, në këtë test do të hyjnë 5 mijë e 300 nxënës të moshës 15-vjeçare, nga 225 shkolla, të cilat janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme.

Mustafë Kadriu, koordinator i Ministrisë së Arsimit për testin PISA, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij testi, dhe se vlera e tij do t’i kushtojë buxhetit afro 40 mijë euro.

“Me këto mjete do të paguhen shpenzimet e organizimit të testit, ku bëjnë pjesë 28 koordinatorë komunalë, 225 koordinatorë të shkollave (çdo shkollë ku mbahen testet ka nga një koordinator), si dhe 75 administrues testesh”, ka thënë Mustafa. Ai ka shtuar se testit do t’i nënshtrohen 27 shkolla të mesme dhe fillore të Prishtinës, ndërsa shumica e shkollave në gjithë vendin janë të arsimit të mesëm të lartë, ku ka më shumë 15-vjeçar.

Më Shumë

Pjesëmarrje e ulët në votime në orët e para në Prizren

Në Prizren, gjatë orëve të hershme të mëngjesit, qytetarët nuk kanë treguar shumë disponim për të dalë në votime. Atmosfera në vendvotime është e qetë,...

KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – VV nën 50%, kaq vota morën partitë tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79%, apo...

Lajmet e Fundit