Jashari: Krijimi i Gjykatës Speciale, absurd

Kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se krijimi i Gjykatës Speciale është absurd.

Sipas tij, kjo gjykatë nuk është dashur fare të themelohet për të gjykuar luftëtarët e UÇK-së të cilët kanë bërë luftë të drejtë dhe të pastër.

“Kjo është në adresë të gabuar sepse edhe ata që po insistojnë në një gjykatë të tillë e dinë se kush ka bërë krime në Kosovë. Lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së është e faktuar edhe nga gjykata e Hagës dhe ato të vendit”, tha Jashari për televizionin publik.

Sipas tij, organet e gjyqësisë në Kosovë është dashur që të krijojnë një Gjykatë për të hetuar krimet e serbëve ndaj popullatës shqiptare.

Jashari bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që mos ta votojnë këtë Gjykatë sepse siç tha ai tenton të barazojë luftën e shenjtë të UÇK-së me atë të Serbisë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit