Jacobson në Hoçë të Madhe për inaugurim të Verarisë së restauruar

Ambasadorja e SHBA-ve, Tracey Ann Jacobson, do të vizitojë sot Hoçën e Madhe për të shënuar përfundimin e restaurimit të Verarisë së Shën Stefanit që është sponsorizuar nga Ambasada e SHBA-ve.

Restaurimi i Verarisë së Shën Stefanit është projekti i fundit nga katër projektet për restaurimin e trashëgimisë kulturore në Hoçën e Madhe. Projektet tjera përfshijnë restaurimin e Kishë së Shën Jovanit, Kishës së Shën Stefanit, dhe shtëpisë famullitare të Shën Stefanit.

Në katër vitet e fundit Ambasada e SHBA-ve ka dhënë ndihmë në vlerë mbi 500 mijë dollarë amerikanë në përkrahje të restaurimit të objekteve të trashëgimisë në Hoçën e Madhe.

Ndryshe, ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jackobson, ka thënë të enjten se dështimi i mundshëm i parlamentit të Kosovës që të votojë ngritjen e Gjykatës së Posaçme, do ta çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara në një rast të tillë do të jenë të pafuqishme për të bllokuar nismën e kahershme të Rusisë për këtë çështje, e që sipas saj, do të jetë edhe politikisht më e rrezikshme për Kosovën.

“Zgjidhja mbetet që a dëshiron Kosova të marrë pjesë me BE-në si partnere në një gjykatë që do të punonte me ligjet e Kosovës, apo çështja të shkojë në Kombet e Bashkuara. E kjo e fundi do të ishte me të vërtetë më politike dhe më dëmtuese për Kosovën. Më lejoni të jem e qartë, ne i kemi bllokuar përpjekjet e Rusisë deri tash për krijimin e një Gjykate në kuadër të Këshillit të Sigurimit, por nëse dështojnë këto përpjekje dhe Parlamenti nuk e voton Gjykatën e Posaçme, vendi im më nuk do ta bllokojë atë”, tha ambasadorja Jacobson.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

Lajmet e Fundit