Gjykata Speciale votohet në maj

Në pjesën e parë të muajit maj në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet formimi i Gjykatës Speciale, e cila do të jetë sfida më e rëndësishme e “koalicionit të madh” në këtë nomenklaturë. Deri në atë kohë, pritet që në Kuvend të kthehen edhe deputetët e Listës Serbe, në mënyrë që të garantohen votat për formimin e këtij Tribunali.

Për votimin e kësaj Gjykate, e cila ekskluzivisht do të merret me gjykimin e ish-guerilëve të pensionuar të UÇK-së, janë deklaruar kundër partitë opozitare edhe disa nga deputetët e koalicionit. Ndërsa, që kjo Gjykatë të themelohet me iniciativën e Prishtinës zyrtare duhen dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës (81 nga 120).

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, dje zyrtarisht nisi takimet me shefat e grupeve parlamentare të partive të përfaqësuara në Kuvend për t’ua sqaruar atyre procesin dhe konsekuencat e mundshme nëse nuk formohet Specialja.

Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve opozitare ia kanë bërë të qartë shefes së shtetit se nuk do ta mbështesin këtë proces, pasi, sipas tyre, formimi i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë është padrejtësi për vendin./ Zëri/

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit