11.2 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Qehaja: Të gjitha palët të kenë kujdes

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka thënë se protesta e paralajmëruar për sot nga opozita duhet të jetë e qetë. Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve të jenë syçelë në mënyrë që protesta të mos eskalojë në dhunë.

“Mendoj se protesta duhet të jetë e qetë. Kuptohet se opozita ka të drejtë të organizojë protestë për çështje të ndryshme. Mirëpo, bazuar në gjendjen momentale politike, ekonomike, të sigurisë si dhe rrethanat në të cilat gjendemi, para së gjithash në raport me Serbinë, çdo tentativë e çdokujt që protesta të eskalojë, do t’i dëmtojë shumë rënd imazhin dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Qehaja, duke shtuar se të gjithë duhet të kenë kujdes të mos vijnë deri te shkaktimi i dhunës, në mënyrë që të mos krijohet një gjendje kaotike.

“Syçelëtësia që të mos ndodhë dhuna duhet t’u përkasë të gjithëve. Para së gjithash, t’i përkasë opozitës e cila ka të drejtë të organizojë protestë, por edhe strukturave të tjera shtetërore të cilat duhet të jenë në mbrojtje të institucioneve tona. Do të thotë, duhet të kenë kujdes të mos vijnë deri te shkaktimi i dhunës, në mënyrë që të mos krijohet një gjendje kaotike e cila edhe mund të ndodhë”, ka vlerësuar Qehaja.

Ai ka thënë se ka rrezik që persona të caktuar mund të hyjnë në mesin e protestuesve për ta keqpërdorur protestën por, sipas tij, edhe opozita edhe policia duhet të jenë syçelë në këtë drejtim.

“Në rrethanat në të cilat gjendemi, pra duke pasur parasysh kush vepron këtu në Kosovë dhe çfarë forcash destruktive ka të shërbimeve të huaja inteligjente që veprojnë këtu dhe funksioneve të tjera që nuk na duan të mirën si shtet, atëherë ka mundësi që aty-këtu të hyjnë njerëz në grupin e protestuesve për ta keqpërdorur protestën dhe për të shkaktuar dhunë. Prandaj, çdonjëri, qoftë opozita, qoftë organet e tjera institucionale, e kanë obligim të jenë shumë syçelë në mënyrë që të mos vijnë deri te dhuna”, ka thënë Qehaja.

Sipas tij, në përgjithësi në Kosovë situata e sigurisë është mjaft e brishtë për shkak të problemeve me të cilat po ballafaqohemi si shoqëri.

Më Shumë

I shoqëruar nga nëna dhe bashkëshortja, Ardian Shala voton në Suharekë

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka ushtruar të drejtën e votës në njërën nga qendrat...

Vetëvendosja mbyll fushatën: Votoni Artan Abrashin për kryetar të Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën për balotazhin e 9 nëntorit në Prizren me një tubim përmbyllës ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë i...

Lajmet e Fundit