Daçiq: Thaçi nuk mund të vijë në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq, thotë se homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi, nuk mund të vizitojë Beogradin.

Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Ivica Daçiq ka dhënë arsye të ndryshme pse nuk mund të realizohet një vizitë e tillë.

“Ai, si Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, nuk mund të vijë në Serbi”, ka thënë Daçiq në këtë intervistë.

Sipas tij, nëse Thaçi do të shkonte në Beograd, me këtë do të ishte thyer politika e tyre shtetërore për Kosovën.

Madje Daçiq thotë se paralajmërimi për vizitën e Thaçit është vetëm një provokim, pasi që ai thotë se nuk ishte konsultuar në lidhje me këtë grup dhe tha se ai ishte i njoftuar vetëm nga Prishtina.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit