2.7 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Brukseli thërret Ramën në takim pas deklaratave nacionaliste

Vetëm dy javë pas deklaratës se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në mënyrë klasike nëse Bashkimi Europian vonon procesin e anëtarësimit të dy vendeve, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Bukselit ku pritet të zhvillojë takime me krerët e institucioneve europiane.

Të martën kryeministri shqiptar do të jetë në Bruksel, vizitë e cila zhvillohet në një moment kur tonet e Tiranës janë ashpërsuar ndjeshëm ndaj politikave të zgjerimit që BE po aplikon ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama ka kritikuar fort javët e fundit mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë me vendet e zonës Shengen, si dhe shtyrjen e hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE-në. Gjithashtu, BE ka dënuar deklaratën e Ramës për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por kritikat e Brukselit janë pritur me indiferencë nga kryeministri shqiptar.

Rritja e shpejtë e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në pak ditë në vendet e Bashkimit Europian, pritet të jetë një çështje tjetër që do të diskutohet midis Ramës dhe zyrtarëve të Brukselit.

Më Shumë

Fatmir Limaj nuk e ‘çan’ rrethimin as në Malishevë, VV-ja del e para

Fatmir Limaj me Nismën nuk arritën të dalin mbi prag. Megjithatë, partia që njihet për bastion Malishevën, ka dështuar edhe në këtë komunë, duke...

KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – VV nën 50%, kaq vota morën partitë tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79%, apo...

Lajmet e Fundit