13.6 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Sejdiu: Kjo qeveri ua ka humur shpresat të rinjve

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, as nga Austria nuk ka kursyer kritikat në adresë të qeverisë aktuale në Kosovë.

I ftuar nga ”Akademia Austriake e Paqes” në Austri, në një bisedë për gazetën austriake “nachrichten.at”, Sejdiu ka thënë se janë iluzore pretendimet serbe për Kosovën.

“Kosova nuk është Serbi, Kosova është e Kosovës”, tha Sejdiu, i cili ishte një nga udhëheqësit e shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Ish-presidenti Sejdiu ka kritikuar edhe qeverinë e Kosovës, duke thënë se kjo qeveri ka humbur shpresat e të rinjve të Kosovës. “Gjeneratat e reja e kanë humbur shpresën”, thotë ai.

“Kjo është arsyeja kryesore për largimin e mijëra kosovarëve gjatë muajve të fundit për në Austri dhe Gjermani. Qeveria duhej të bënte më shumë”, tha ai.

“Do të duhej të investohet më shumë në shpresën e njerëzve”, shprehet Sejdiu.

“Pas zgjedhjeve të vitit 2014, partitë kishin humbur gjashtë muaj për të formuar qeverinë e re. Vendi ka nevojë për reforma urgjente, sidomos në arsim dhe gjyqësor”.

“Gjithashtu marrëdhëniet me ndërkombëtarët duhet të janë edhe më të mira. Ndërsa, po ashtu duhet të punohet më shumë që Kosovën ta njohin të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”.

Kur u pyet nëse do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e ardhshme, Sejdiu ka dhënë përgjigje të paqartë.

“Kjo pyetje nuk është aktuale. Për fat të keq, ende në këtë kohë presidenti zgjidhet nga parlamenti”, tha ai. /albinfo.ch/

Më Shumë

Liria pret Feronikelin 74 në Prizren

Liria e Prizrenit do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Feronikelit 74, në kuadër të javës së 7-të të Superligës së...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren vizitoi Medresenë “Alauddin”

Në kuadër të aktiviteteve për nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar një vizitë...

Lajmet e Fundit