22.2 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Spahiu: Me Ramën në pushtet s’ka bashkim

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Gjatë një aktiviteti dje para Akademisë së Arteve, Spahiu ka akuzuar politikën shqiptare, që sipas tij, nuk do t’i numërojë votat e shqiptarëve.

“AK vjen me një mesazh dhe mision historik, pas 25 vitesh shtypjesh dhe mashtrim, pas 25 vitesh, si i vetmi komb dhe vend në Evropë, i cili nuk numëron votën e shqiptarëve. Vjen për të ndëshkuar politikën shqiptare. Sot, Aleanca Kuq e Zi sjell lëvizjen për bojkot të shqiptarëve. Shqiptarë kudo që jeni, bojkotoni më 21 qershor votën tuaj, pasi ajo nuk do ndryshojë gjë. Bojkotoni votimet, se vota juaj nuk votohet. Mos votoni, sepse në Shqipëri populli voton, Meta paguan, Rama numëron”, ka thënë Spahiu.

Me tone të ashpra, kryetari i AK-së, ripërsëriti mesazhin e tij të fortë, duke iu drejtuar shqiptarëve ‘mos u gënjeni me 20 euro e thasë me miell’. Sipas Spahiut, 21 qershori duhet të jetë një ditë historike për ata shqiptarë që do të vendosin të mos bëhen pjesë e dyshes Rama-Meta.

“Mos ua jepni këtë shans atyre. Refuzoni aleancën e qelbësirave. Mos mendoni se janë rilindës, por janë tradhtarë. Ne vijmë sërish dhe ju themi se dy vjet më parë kishim të drejtë, ata janë mashtrues e tradhtarë. Ne dy vite më parë refuzuam kryeministrin Rama, i cili u ul ballë përballë e na tha ‘hiqni dorë’. Sa të jetë Rama në pushtet, nuk ka për t’u bashkuar Kosova me Shqipërinë”, ka thënë Spahiu.

“Dy vite më parë ne vendosëm se dashurojmë shtetin, shtetin e shqiptarëve dhe jo pushtetin e zuzarëve. Dy vite më parë ne i thamë jo kësaj aleance fundërrinash. Sot ne u dalim në çdo rrugë shqiptarëve se jemi më krenarë dhe më të ndershëm, se nuk jemi pjesë e Kuvendit të atyre pisave, pasi pas dy vitesh shqiptarët janë të mjeruar. Bojkotoni, por jo Shqipërinë, partitë e qelbura”, ka thënë Spahiu.

Më Shumë

Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit – janë në gjendje të mirë shëndetësore

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses operacioni për shpëtimin e disa turistëve në Malet e...

KFOR-i dhuron pajisje për zjarrfikësit në Suharekë

Përfaqësues të ekipit për Bashkëpunim Civil-Ushtarak (CIMIC) dhe drejtues të Komandës Rajonale Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, morën pjesë në një...

Lajmet e Fundit