5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Rreth 8 mijë ankesa për statusin e veteranit

Ankesat e atyre që po pretendojnë se u është bërë e padrejtë nga Komisioni për Njohjen e Statusit të Veteranit, Invalidit, Pjesëmarrësit apo të Internuarit të UÇK-së, pasi u është refuzuar statusi i veteranit, vazhdojnë të rritën.

Deri më tani në këtë Komision janë grumbulluar rreth 8 mijë ankesa, të cilat do të nisin të shqyrtohen posa të përfundoj afati për t’u ankuar.

Megjithatë, zyrtarët e këtij komisioni nuk japin afat se kur do të përfundojnë me shqyrtimin e ankesave në mënyrë që të dalin listat përfundimtare, duke thënë se posa të përfundoj afati i ankimimit do të fillojnë me shqyrtimin e tyre.

Kryetari i Komisionit për Njohjen e Statusit të Veteranit, Invalidit apo të Internuarit të UÇK-së, Agim Çeku tha për kp se deri më tani janë diku 16 për qind apo rreth 8 mijë aplikanë që kanë bërë ankesa, të cilët pretendojnë se u është bërë e padrejtë.

“Ne e kemi formuar komisionin e ankesave, kemi nxjerr rregulloren e punës, aprovuar dhe do të fillojmë menjëherë po sa të skadojë afati i dorëzimit të ankesa do të fillojë komisioni që të punojë. Do të përpiqemi sa më shpejt çdo ankesë ta trajtojmë në mënyrën e duhur, të ftojmë prapë ata që janë cekur si dëshmitarë, t’i ftojmë në biseda, t’i dëgjojë para komisionit, t’i zgjidhim këto ankesa në mënyrë që sa më shpejt të dalim me lista përfundimtare. Kështu që iu sigurojë që me seriozitetin me të madh do t’i trajtojmë këto ankesa…Deri tani janë rreth 8 mijë ankesa, por deri në fund llogarisim që do të jenë diku deri kah 10 mijë ankesa”, tha Çeku.

Mirëpo, ai nuk ka dhënë afate se kur mund të përfundojnë këto ankesa, sepse të gjithë ata akterë që janë përfshirë në këtë proces po bëjnë një punë voluminoze, derisa ka theksuar se ky proces nuk do të dështojë, pavarësisht se dikush punon për dështimin e tij.

Më Shumë

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Lajmet e Fundit