Turkoviq ishte në lidhje me vëllanë e prokurorit në rastin Radonçiq

Shejla Turkoviqit i janë dashur më shumë se një orë për të marrë vete dhe për të vazhduar dëshminë, të martën, në seancën gjyqësore kundër të akuzuarit, Naser Kelmendi.

Ajo është ndier e tronditur nga pyetjet e palës mbrojtëse teksa i kërkohej të fliste për rrethanat se si policia e mbron atë dhe djalin e saj qe disa vite në Bosnjë-Hercegovinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Derisa unë flas tash këtu, djali im mund të jetë në rrezik në Bosnjë. Imagjinojeni se çfarë sigurie e kemi unë dhe djali im kur dihet ndikimi i Fahrudin Radonçiqit në polici, kur shefi i policisë është shok i ngushtë i Naser Kelmendit”, është shprehur ajo.

Marrja në pyetje e Turkoviqit nga mbrojtja ka filluar të hënën, por pritet të vazhdojë edhe për disa seanca. Ajo është dëshmitare e prokurorisë, e cila po dëshmon kundër Kelmendit, i akuzuar për krim të organizuar, vrasje të rëndë, si dhe trafikim të substancave narkotike..

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit