Thaçi intervenoi te Erdogani për të liruar dy zyrtarët e arrestuar të AKI-së

Dy zyrtarë të lartë të AKI-së janë arrestuar nga autoritetet turke me të dalë nga Aeroporti i Stambollit, tetorin e vitit të kaluar.

Barlet Gashi, drejtor i operacioneve në Agjencisë e Kosovës për inteligjencë, dhe Driton Fetahu, drejtor i analizës, kishin hyrë në Turqi në mënyrë të paligjshme në kohën kur pritej kthimi i të miturit Erion Zeka nga Siria.

Kthimin e tij e kishte marrë përsipër Fitim Lladrovci, me kusht që kur të vinte në Kosovë të kishte lehtësira në procedurën penale. AKI-ja nuk ishte e implikuar në këtë rast, por kishte ndërhyrë për ta marrë atë si operacion të saj. Ligji për AKI-në i ndalon veprimet e këtij shërbimi jashtë territorit të Kosovës./Koha Ditore/

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit