Xhevdet Spahija me ekspozitën e dhjetë personale

Piktori kosovar, Xhevdet Spahija, do të hapë ekspozitën e tij të parë personale që prej vitit 2013, të dhjetën që pas mbarimit të luftës së vitit 1999.

Ekspozita do të okupojë nga e enjta, 23 prill, ambientet e Galerisë së Arteve në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë. Ekspozita e fundit e Spahijajt ishte në Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar, ku u paraqit me piktura të stilit nudo.

Në veprën e Spahijajt, përpos nudove femërore, vërehen elemente nga mitologjia shqiptare si dhe personazhet e letërsisë. Autori i diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në të kaluarën ka ekspozuar në Pejë, Gjakovë, Suedi, Tiranë e Prishtinë.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit